X
GO
sq-ALfr-BEnl-BE

Investimi në Shqipëri

RRBSHB / e premte, 11 maj 2018 / Categories: Investimi në Shqipëri

Investimi në Shqipëri

Klima e biznesit :

1. Klimë liberale dhe reformiste investimi

2. Kosto konkurruese e punës

3. Popullsi e re dhe e arsimuar

4. Taksa konkuruese dhe incentiva

5. Vendndodhja optimale gjeografike

6. Potencial të fortë rritjeje

7. Zonat e lira ekonomike

8. Qasje të lirë në tregjet e mëdha 

9. Stabiliteti makroekonomik

Trajtimi i Investimeve të huaja :

Ligji "Për investimet e huaja" përpiqet të krijojë një klimë mikpritëse për investimet. Ligji ofron garanci për të gjithë të huajt (qofshin persona fizikë apo juridikë) të gatshëm për të investuar në Shqipëri dhe përcakton si në vijim:

  • Nuk ka nevoje per autorizim paraprak dhe nuk ka sektor të mbyllur për investimet e huaja;
  • Nuk ka asnjë kufizim në pjesën e përqindjes së pjesëmarrjes së huaj në kompani -  është e mundur 100% pronësia e huaj;
  • Investitorët e huaj kanë të drejtë të nxjerrin jashtë vendit të gjitha fondet dhe kontributet në natyrë të investimeve të tyre;
  • Sistemi i taksave në Shqipëri nuk bën dallim mes  investitorëve të huaj dhe atyre vendas;
  • Nuk ka kufizime për blerjen e pronës private të banimit;
  • Investimet e huaja nuk mund të shpronësohen ose shtetëzohen direkt ose indirekt dhe nuk do të  jenë subjekt i ndonjë mase ose veprim të ngjashëm, përveçse për qëllime publike të përcaktuara me ligj. Investimet e huaja do të trajtohen në një mënyrë jodiskriminuese dhe të paguhen menjëherë, në mënyrë të drejtë dhe efektive, në përputhje me ligjin;
  • Në të gjitha rastet dhe në çdo kohë investimet do të ketë një trajtim të barabartë dhe të paanshëm, dhe do të kenë mbrojtje të plotë;
  • Investitorët në Shqipëri kanë të drejtën e mbrojtjes gjyqësore të të drejtave ligjore të lidhura me investimet e tyre.

 

 

Lançimi i një aktiviteti tregtar :

Aplikimi për regjistrim fillestar të nje biznesi mundësohet brenda 24 orëve me një kosto prej 100 Lekë. Regjistrimi fillestar dhe çdo regjistrim tjetër bëhet me aplikim pranë çdo sporteli shërbimi të Qendrës Kombëtare e Businesit (QKB), në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht vendit të ushtrimit të veprimtarisë, vendbanimit apo selisë së aplikantit. Aplikimi për regjistrim mund të kryhet edhe në mënyrë elektronike, në përputhje me legjislacionin për nënshkrimin elektronik.

QKB, nëpërmjet aplikimit të proçedurës së regjistrimit të iniciuar nga subjekti tregtar i interesuar, jo vetëm mundëson regjistrimin në Regjistrin Tregtar por njëkohësisht mundëson dhe regjistrimin respektiv në autoritetet kompetente për taksat, sigurimet shoqërore e shëndetësore dhe Inspektoriatin e Punës.

Shoqëritë tregtare të ndryshme janë : shoqëria e thjeshtë, Shoqëria kolektive, Shoqëria komandite, Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, Shoqëria aksionare,

Degët dhe zyrat e përfaqësimit : Personat përgjegjës për administrimin e shoqërisë mund të vendosin hapjen e degëve dhe/ose të zyrave të përfaqësimit të shoqërisë.

Licencimi i bisneseve :
Për sektorët që vijojnë, kërkohet një licencim që bëhet përmes Qendrës Kombëtare e Liçencimit (QKL) : Shërbimi bankar financiar , Shërbimi bankar jo-financiar, Telekomunikacioni, Shërbimet në sektorin e energjisë (prodhimi, transmetimi, shpërndarja etj.), Hidrokarburet, Shërbimet portuale, hekurudhore dhe aeroportuale, Lojrat e fatit, Shërbimi postar, Konçesionet.

Taksat Kombëtare 

Grupimi i taksave : Grupimi i taksave mbi të ardhurat e korporatave është si më poshtë : 0 % ndërmjet 0 dhe 5 milionë Lekë (40.000 euro); 5 % ndërmjet 5 dhe 8 milionë Lekë (60.000 euro) et 15 % përmbi 8 milionë Lekë.

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) :

Importet : TVSH-ja llogaritet, zbatohet dhe paguhet në momentin kur mallrat hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Norma e TVSH-së është 20% e vlerës së tatueshme.

Eksporti : TVSH zbatohet në masen zero përqind për mallra që eksportohen nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Fuqia Punëtore : Shqipëria ofron jo vetëm një krah pune shumë të aftë, por edhe koston më të ulët të saj në rajon. Shqipëria ka aderuar në të gjitha organizatat themelore të punës dhe konventat ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.

Paga minimale : Paga minimale në Shqipëri është 22.000 lekë, afërsisht 160 euro. Paga bazë minimale mujore paguhet për 8 orë pune në ditë. Sipas të dhënave nga INSTAT, paga mesatare është 36.000 lekë, afërsisht 270 euro.

Kontributet e detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore
Sigurimet shoqërore janë 27.9% të pagës bruto (punëdhënësit paguajnë 16,7% dhe punonjësit
11,2%)

Print
Rate this article:
No rating
18873

Theme picker

Anëtarët e fundit