X
GO
sq-ALfr-BEnl-BE

Të fundit

Forum ekonomik në Prishtinë më 25 dhe 26 Nëntor 2017

  • 26 nëntor 2017
  • Author: RRBSHB
  • Numri i shikimeve: 2434
  • 0 Comments
Forum ekonomik në Prishtinë më 25 dhe 26 Nëntor 2017

Më datën 25 dhe 26 nëntor 2017, u mbajtë një forum të madh ekonomik në Kosovë nën organizimin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, organizata kupolë e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks por dhe të Rrjeteve të Bizneseve Shqiptare në 24 vende të botës. Takimi u mbajtë në ambjentet e hotelit « Emerald Prishtinë » që ndodhet në rrugën Prishtinë-Shkup. Në atë Forum morën pjesë shumë biznese shqiptare të diasporës por dhe biznese të viseve shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë,…).

Më datën 25 nëntor, u mbajtë mbrëmja gala me titull « Darka biznesore » ku të pranishmit shijuan prodhime nga të gjitha viset shqiptare. Pati gjithashtu prezantime të ndryshme dhe fjalime nga autoritetet e larta si të Shqipërisë ashtu dhe të Kosovës. Në atë takim folën presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe Ministri i diasporës i Shqipërisë z. Pandeli Majko.

Në ditën e dytë të Forumit ekonomik, në mëngjes, u mbajtë një takim të drejtë për drejtë me Kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj.

Pastaj bizneset e diasporës dhe ato të viseve shqiptare shkëmbyen dhe disa marrëveshje bashkpunimi u nënshkruan ndërmjet tyre. Ky takim udhëhiqej nga Empower USAID dhe RRBDSH-ja (Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare).

Në këtë rast, u prezantua katalogu elektronik i prodhuesve të Kosovës që janë të gatshëm për eksportim dhe takimi B2B u realizuan përmes 70 deri 100 tavolina të caktuara dhe të udhëhequra nga kompania të ndryshme lokale të industrive të ndryshme ku pjesemarrësit u informuan më detajisht për prodhimet dhe sherbimet nga perfaqësuesit e këtyre kompanimeve.

Më 27 dhe 28 nëntor u organizuan disa aktivitete për shënimin e 28 nëntorit, ditës së Flamurit kombëtar dhe të vitit të Skenderbeut për herë të parë në prani të shumë bizneseve shqiptare të të gjitha viseve shqiptare dhe të diasporës, së bashku të lidhur për zhvillimin ekonomik të viseve tona shqiptare.

Organizatorët patën paraparë pyetsorin që vijon që u plotësua nga firmat që morën pjesë në këtë Forum dhe që shërbej në përgatitjen sa më të mirë të takimeve B2B ndërmejt firmave të viseve shqiptare dhe ato të diasporës : https://www.surveymonkey.com/r/577C...

Ky event dha rezultate premtuese në favor të zhvillimit ekonomik të viseve tona kuptohet bashkë me vullnetin e autoriteteve të vendeve tona.

Documents to download

Print
Categories: Lajmet
Tags:
Rate this article:
No rating

Name:
Email:
Subject:
Message:
x

Anëtarët e fundit