X
GO
sq-ALfr-BEnl-BE

Të fundit

Mbledhje zgjedhore në Londër më 24 shtator 2018

  • 24 shtator 2018
  • Author: Admin RRBSHB
  • Numri i shikimeve: 1630
  • 0 Comments
Mbledhje zgjedhore në Londër më 24 shtator 2018

Më 24 shtator 2018, u mbajt mbledhja zgjedhore e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë për rinovimin e instancave drejtuese në nivelin botëror, amerikan dhe evropian.

Pas proçesit zgjedhor, z. Nazar Mehmeti u rikonfirmua si Kryetar i Rrjeteve Botërore të Bizneseve Shqiptare, z. Elmi Berisha u rikonfirmua si Kryetar i Rrjeteve Amerikane të Bizneseve Shqiptare, z. Artan Llabjani, Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Angli, u zgjodh si Kryetar i ri i Rrjeteve Evropiane të Bizneseve Shqiptare dhe z. Ismet Smajli u rikonfirmua si Sekretar i përgjithshëm i Rrjeteve Botërore të Bizneseve Shqiptare.

Forum ekonomik në Prishtinë më 25 dhe 26 Nëntor 2017

  • 26 nëntor 2017
  • Author: RRBSHB
  • Numri i shikimeve: 3219
  • 0 Comments
Forum ekonomik në Prishtinë më 25 dhe 26 Nëntor 2017

Më datën 25 dhe 26 nëntor 2017, do të mbahet një forum të madh ekonomik në Kosovë nën organizimin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, organizata kupolë e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks por dhe të Rrjeteve të Bizneseve Shqiptare në mbi 20 vende të botës. Takimi do të mbahet në ambjentet e hotelit « Emerald Prishtinë » që ndodhet në rrugën Prishtinë-Shkup. Në atë Forum do të marrin pjesë shumë biznese shqiptare të diasporës por dhe biznese të viseve shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë,…).

Në takimin programatik në Zvicërr më 2-3 Shtatot 2017

  • 2 shtator 2017
  • Author: RRBSHB
  • Numri i shikimeve: 2103
  • 0 Comments
Në takimin programatik në Zvicërr më 2-3 Shtatot 2017

Në Cyrih të Zvicrës më 2-3 shtator 2017, ndodhi takimi i radhës të kryetarëve të Rrjeteve të Bizneseve Shqiptare në botë në prani të ekspertit ndërkombëtar të rrjeteve Martin Rusell për të definuar strategjinë e zhvillimit në favor të trojeve shqiptare, investimet e bizneseve shqiptare të diasporës në trojet e origjinës dhe shtimin e punësimit të shqiptarve.

Vizitë në Brugge të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks

  • 31 maj 2017
  • Author: RRBSHB
  • Numri i shikimeve: 2234
  • 0 Comments
Vizitë në Brugge të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks

Pas takimeve në qytetet Liezh (Liège), Anvers, Namyr (Namur) dhe Huy, vizita e radhës së Kryetarit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks, z. Ahmet Gjanaj, ishte në qytetin Brugge më datën 31/05/2017. Vizita u organizua nga aktivisti Bektash Kaca në disa biznese që drejtohen nga shqiptarë.

Takim në Huy të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks

  • 20 maj 2017
  • Author: RRBSHB
  • Numri i shikimeve: 2090
  • 0 Comments
Takim në Huy të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks

Pas takimeve në qytetet Liezh (Liège), Anvers dhe Namyr (Namur), takimi i radhës së Kryetarit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks, z. Ahmet Gjanaj, ndodhte në qytetin Huy të shtunën më datën 20/05/2017. Takimi u organizua nga bashkatdhatari Suat Memedov në ambjentet e picerisë Tiamo të sipërmarrësit shqiptar z. Sabedin Ramadani.

RSS
12

Anëtarët e fundit