X
GO
sq-ALfr-BEnl-BE

Të fundit

Takim në Huy të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks

  • 20 maj 2017
  • Author: RRBSHB
  • Numri i shikimeve: 2091
  • 0 Comments
Takim në Huy të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks

Pas takimeve në qytetet Liezh (Liège), Anvers dhe Namyr (Namur), takimi i radhës së Kryetarit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks, z. Ahmet Gjanaj, ndodhte në qytetin Huy të shtunën më datën 20/05/2017. Takimi u organizua nga bashkatdhatari Suat Memedov në ambjentet e picerisë Tiamo të sipërmarrësit shqiptar z. Sabedin Ramadani.

Ky takim i parë në qytetin Huy mblodhi bizneset me drejtues z. Sabedina Ramadani, në ndërtimtari dhe piceri; z. Gazmend Fetai, në siguracion dhe kredit; z. Semi Ramadani, në lavazh, gomistëri dhe ngjyrosja e xhameve të veturave ; z. Qenan Imeri, në ndertimtari dhe z. Agim Shabani, ndërtimtari.

Qëllimi i takimit sikundër të atyre të tjerë ishte prezantimi i Rrjetit të bizneseve si një inisiativë përbashkuese për bizneset shqiptare në diasporë dhe bashkpunimi ndërmjet tyre.

U theksua dhe njëherë rëndësia e bashkpunimit ndërmjet sipërmarrësëve shqiptarë në Beneluks dhe rëndësia që ka regjistrimi i të gjitha bizneseve në Rrjetin e Bisneseve shqiptare në Beneluks për ata vetë, komunitetin këtu në Belgjikë dhe për zhvillimin e trojeve shqiptare.

Më në fund është marrë vendimi që z. Suat Memedov të jetë personi-kontakt për zonën Huy e rrethinë në emër të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks. Ai do të nxisë regjistrimin e bizneseve duke përdorur aplikacionin në faqën facebook të Rrjetit të Bizneseve shqiptare në Beneluks.

Print
Categories: Lajmet
Tags:
Rate this article:
No rating

Name:
Email:
Subject:
Message:
x

Anëtarët e fundit