X
GO
sq-ALfr-BEnl-BE

Të fundit

Vizitë në Brugge të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks

  • 31 maj 2017
  • Author: RRBSHB
  • Numri i shikimeve: 2235
  • 0 Comments
Vizitë në Brugge të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks

Pas takimeve në qytetet Liezh (Liège), Anvers, Namyr (Namur) dhe Huy, vizita e radhës së Kryetarit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks, z. Ahmet Gjanaj, ishte në qytetin Brugge më datën 31/05/2017. Vizita u organizua nga aktivisti Bektash Kaca në disa biznese që drejtohen nga shqiptarë.

Vizita u bë në 4 restorante që drejtohen nga afaristët shqiptarë që vijojnë të cilët u bënë anëtarë të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks :  z. Lazer Tetaj, z. Kushtrim Rexhaj, z. Reshat Selimi dhe z. Florim Xhafa.

Qëllimi i takimit sikundër të atyre të tjerë ishte prezantimi i Rrjetit të bizneseve si një inisiativë përbashkuese për bizneset shqiptare në diasporë dhe bashkpunimi ndërmjet tyre.

U theksua dhe njëherë rëndësia e bashkpunimit ndërmjet sipërmarrësëve shqiptarë në Beneluks dhe rëndësia që ka regjistrimi i të gjitha bizneseve në Rrjetin e Bisneseve shqiptare në Beneluks për ata vetë, komunitetin këtu në Belgjikë dhe për zhvillimin e trojeve shqiptare.

Më në fund është marrë vendimi që z. Bektash Kaca të jetë personi-kontakt për zonën Brugge e rrethinë në emër të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks. Ai do të nxisë regjistrimin e bizneseve duke përdorur aplikacionin në faqën facebook të Rrjetit të Bizneseve shqiptare në Beneluks.

Print
Categories: Lajmet
Tags:
Rate this article:
No rating

Name:
Email:
Subject:
Message:
x

Anëtarët e fundit