X
GO
sq-ALfr-BEnl-BE

Investimi në Kosovë

RRBSHB / e premte, 11 maj 2018 / Categories: Investimi në Kosovë

Investimi në Kosovë

Klima e biznesit :

1. Klimë liberale dhe reformiste investimi

2. Kosto konkurruese e punës

3. Popullsi e re dhe e arsimuar

4. Taksa konkuruese dhe incentiva

5. Vendndodhja optimale gjeografike

6. Potencial të fortë rritjeje

7. Burimet e bollshme natyrore

8. Regjistrimi i shpejtë dhe i lehtë i bizneseve

9. Stabiliteti makroekonomik

Trajtimi i Investimeve të huaja :

Ligjet transparente mbi investimet e huaja dhe përparësitë tjera, e bëjnë Kosovën një mjedis atraktiv dhe të favorshëm për investuesit e huaj.

Për kompanitë që kërkojnë të investojnë në një vend me shpenzime të vogla e me qasje të lehtë në BE, në Evropën Qendrore dhe në tregjet e Ballkanit, Kosova paraqet një mundësi shumë atraktive.

Për herë të parë në Kosovë, një investitor mund të regjistrojë biznesin për 2 ditë, falas me zero kapital (për SHPK).

Ligji për Investimet e Huaja siguron trajtim të barabartë për investitorët e jashtëm dhe ata vendorë :

  • Trajtimi jo diskriminues
  • Mbrojtja dhe siguria e vazhdueshme
  • Kompensimi në rast të nacionalizimit apo shpronësimit, duke përfshirë edhe pagesën e interesit
  • Kompensimi në rast të shkeljeve të ligjeve të aplikueshme dhe ligjit ndërkombëtar për Kosovën
  • Transferimi i lirë si dhe përdorimi i pakufizuar i të ardhurave
  • Mbrojtja ndaj aplikimit retroaktiv të ligjeve
  • Veprimet jo ligjore apo mos veprimet


Marrëveshjet bilaterale me një numër shtetësh për Mbrojtjen dhe Promovimin e Investimeve, si me:  SHBA, Austrinë, Turqinë, Shqipërinë, Zvicrën, Belgjikën dhe Luksemburgun, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Maqedoninë sigurojnë:

  • Mbrojtje dhe Siguri të investimeve
  • Transfer të Lirë të Fondeve
  • Riatdhesim të Lirë të Profitit dhe Dividendës
  • Mbrojtje nga Aplikimi Retroaktiv i Ligjeve
  • Mbrojtje nga Shpronësimi


Lançimi i një aktiviteti tregtar :

Të regjistrosh një biznes në Kosovë është e thjeshtë dhe në të njëjtën kohë edhe falas. Të gjitha bizneset dhe  markat tregtare janë të shënuar në listën e Regjistrit të Organizatave të Biznesit dhe Emrave Tregtar, dhe informatat themelore në lidhje me kompanitë e regjistruara mund të gjenden lirisht dhe në mënyrë të hapur përmes internetit.

Bizneset që veprojnë në Kosovë duhet të regjistrohen në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (ARBK) e cila vepron në bazë të një data baze elektronike, si një proces më i thjeshtë dhe më i shpejtë i regjistrimit pa pagesë të bizneseve të reja.

Ekzistojnë 28 qendra komunale të regjistrimit të njohura si zgjidhje “one-stop shop” me zyrën kryesore të ARBK-s në Prishtinë.

Taksat Kombëtare 

Tatimi në të Ardhurat e Korporatave është 10%.

Tatimi mbi të  Ardhurat Personale është 0 - 10 % (progresiv)

Tatimi në Dividendë është 0%

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) :

TVSH-ja është 8% për produktet bazë (shërbimet dhe shporta e ushqimit) dhe18% për produktet tjera

Fuqia Punëtore : Kosova është e bekuar me një fuqi punëtore të re, të aftësuar, që flet shumë gjuhë, të motivuar, dhe me një shpirt të lartë sipërmarrësie. Duke e marrë parasysh fuqinë punëtore në dispozicion dhe ligjin liberal të punës që rregullon tregun vendor të punës, punësimi i punëtorëve në Kosovë është efikas dhe i thjeshtë.

Paga minimale : Përparësia kryesore e fuqisë punëtore Kosovare është kostoja e ulët operative. Paga mujore neto është rreth  300 dhe 400 €.

Kontributet e detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore : Kontributi pensional i detyruar është 5%.

Print
Rate this article:
No rating
22038

Theme picker

Anëtarët e fundit