X
GO
sq-ALfr-BEnl-BE

Për ne

Për Ne
RRBSHB / e premte, 2 shkurt 2018 / Categories: Për Ne

Për Ne

Historiku i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Beneluks është një organizatë jo fitimprurëse që është themeluar në fund te vitit 2014 me një inisiativë të Ministrisë së Diasporës së Kosovës dhe ndihmën e Qeverive amerikane dhe finlandeze. Aktualisht, rrjete të ngjashme janë themeluar dhe veprojnë në 24 vende të botës (Amerikë, Gjermani, Zvicër, Austri, Turqi, …). 

Duke marrë parasysh situatën dramatike të ekonomisë dhe të punësimit që mbizotëron në trevat shqiptare është konstatuar se remitancat (dërgimet e parave që bëjnë mergimtarët në favor të familjeve të tyre në atdhe) e larta të mergimtarëve falë të cilave kanë mundur të mbijetojnë shumë familje shqiptare në atdhe, nuk përdorën vetëm se për konsumin pa patur një efekt afatgjatë mbi ekonominë dhe punësimin e njerzve.

Në të njëjtën kohë, mergimtarët shqiptarë në botë janë mjaft dinamikë dhe një pjesë e mirë e tyre kanë lançuar biznese duke hapur dhe vende pune shpesh herë për emigrantët e tjerë shqiptarë në ato shtete.

Ndaj dhe është menduar që ky dinamizëm ekonomik të stimulohët nën një kupolë në secilin vend ku ka biznese shqiptare dhe të punohët që ai të fuqizohët duke promovuar bashkpunimin dhe ndërveprimin ndërmjet firmave të ndryshme shqiptare.

Në anën tjetër, kontaktet do intensifikohën me qeveritë përkatëse në trevat shqiptare (Shipëri, Kosovë, …) që të përmirësohën kushtët e investimeve për ato firma shqiptare që do marrin inisiativa për të investuar në atdhe duke zhvilluar ekonominë si dhe rritur punësimin në trevat shqiptare. Gjithçka sipas parimit të konfyciys-it se « kur një njeri është i uritur më mirë mësoje që të peshkojë se sa t’i japësh një peshk ».

Në mars 2014 arriti në Bruksel një delegacion nga Kosova me në krye z. Naim Dedushaj, drejtor i departamentit të hulumtimeve dhe të përkrahjës së investimeve të Diasporës, z. Naim Gashi të Ministrisë së Diasporës, z. Agron Maloku e z. Bujar Desku të Ministrisë së Jashtme dhe z. Ardian Spahiu të Programit të Zhvillimit të Kombëve të Bashkuara.

U organizua një mbledhje informuese dhe themeluese më datën 21/03/2014 në Hotel Ramada ku u ftuan përfaqësuesit e Ambasadës së Kosovës dhe biznese shqiptare në Beneluks. Pas takimit, u formua Ansambleja iniciuese të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks. Me një prill, në ambjentet e restorantit të z. Bashkim Kelmendit në komunën Iksel (Ixelles) në Bruksel, u mbajt mbledhja e Ansamblesë dhe u zgjodh Këshilli administrues i Rrjetit me personat që vijojnë : z. Ahmet Gjanaj, kryetar ; z. Bashkim Kelmendi dhe z. Bahtir Kastrati, nën-kryetarë ; z. Bekim Panxhaj, Arkatar dhe z. Xhelil Abdulai, sekretar.

Oferta e Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Beneluks

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Beneluks bën pjesë të Rrjetit Botëror të Bizneseve Shqiptare. Kryetari i Rrjetit Botëror të Bizneseve Shqiptare është kryetari i Rrjeteve të Amerikës dhe quhët Nazar Mehmeti ndërsa nën-Kryetari, njëkohësisht Kryetar për Evropën është kryetari i Rrjetit të Anglisë z. Artan Llabjani.

Çdo vit mbahët një mbledhje e përgjithshme ku ftohën të gjithë kryetarët lokalë, Kryeministrat e shteteve tona dhe Ministrat e ekonomisë janë gjithashtu të pranishëm. Në këtë takim vjetor synohët të lobohët intensivisht dhe në mënyrë të organizuar që të përmirësohën kushtet e investimeve që vinë nga bizneset shqiptare të Diasporës. Deri më tani, Rrjeti Botëror i Bizneseve shqiptare ka arritur disa suksese në bashkimin e forcave të bizneseve shqiptare për të investuar në Shqipëri e Kosovë dhe trevat tjera shqiptare.

Rrjeti botëror synon gjithashtu të promovojë produktet që prodhohën në trevat tona për t’i shitur në botë. Një marrëveshje të tillë është arritur së fundmi në Kosovë dhe së shpejti do të inaugurohët një pikë shitëse të produkteve shqiptare në çdo vend të botës. Rrjeti botëror mundohët gjithashtu të tërheqë funde të zhvillimit për të realizuar projekte zhvillimore me karakter ekonomik në trevat shqiptare në bashkpunim me firmat e Rrjeteve lokale të cilat kanë interes të investojnë atje.

Rrjeti botëror i Bizneseve shqiptare ka hapur gjithashtu një zyre koordinuese në Prishtinë e cila merret me informimin mbi kushtet e investimeve dhe kontaktime të ndryshme në favor të firmave të Rrjeteve lokale.

Si Rrjet lokal, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Beneluks do të punojë në interes të bisneseve shqiptare në Beneluks që ato të mund të zhvillohën më shumë përmes formacioneve, trajnimeve dhe konsulencave. Ato biznese duke punuar së bashku do të kenë një rritje të qarkullimit të tyre dhe përmes skemave të bashkpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet tyre do të mund të realizojnë projekte më të mëdha qoftë këtu në Beneluks qoftë në trevat shqiptare duke përfituar nga kushte shumë më të mira të garantuara nga negociatat dhe forca e një Rrjeti botëror me shumë bisnese shqiptare ! Për më tepër, çdo firmë anëtare e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks mund të përfitojë nga shërbimet e zyrës koordinuese dhe kontaktet ndërmjet Rrjeteve lokale apo Rrjetit botëror.

Ekipi

Ahmet Gjanaj, Kryetar

Bashkim Këlmendi, Nën-Kryetar

Bahtir Kastrati, Nën-Kryetar

Bekim Panxhaj, Arkatar

Xhelil Abdulai, Sekretar

Print
Rate this article:
No rating
28694

Theme picker