X
GO
sq-ALfr-BEnl-BE

Të fundit

Të regjistrohen të gjitha sipërmarrjet shqiptare në Belgjikë!

  • 17 gusht 2020
  • Author: Admin RRBSHB
  • Numri i shikimeve: 131
  • 0 Comments
Të regjistrohen të gjitha sipërmarrjet shqiptare në Belgjikë!

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Beneluks me kryetar Ahmet Gjanaj, apelon të gjitha komapanitë që veprojnë në Belgjikë ashtu dhe shoqatat shqiptare që të regjistrohen në faqën e internetit për të krijuar një forcë socio-ekonomike të komunitetit shqiptar të Belgjikës.

Komuniteti shqiptar i Belgjikës 60.000 veta me origjinë nga të gjitha trevat : Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës. Brenda tij, një numër i konsiderueshëm sipërmarrës në sektore të ndryshëm : ndërtim, kulinari, sigurim, kafene, konsulencë, transportë, turizëm... me nivele të ndryshme nga më i vogli tek më i madhi.

Cilat janë arsyet për të cilat çdo sipërmarrje shqiptare do të duhej të regjistrohej : 

  •  Do të mund të mblidhen të gjitha sipërmarrjet shqiptare në Belgjikë në një bazë të dhënash, në një faqe interneti të dedikuar
  •  Do të mund të bashkëpunojnë ndërmjet tyre duke rritur numrin e klienteve për secilën sipërmarrje ;
  •  Do të mund të bëhen mbledhje, formacione, këshillime dhe komunikime ndërmjet sipërmarrjeve duke përforcuar njëra tjetren ;
  •  Do të mund të adresohen të gjitha problemet që hasin sipër marrjet shqiptare dhe gjetur zgjidhjen nëpërmjet aktorëve institucional në Belgjikë
  •  Do të mund të negociojmë me furnizuesit e sektorëve të ndryshëm për të përfituar ulje çmimesh ;
  •  Do të mund të shtojmë numrin e profesionistëve shqiptarë duke u ofruar trajnime, punësime, formacione dhe shërbime ;
  •  60.000 Shqiptarë mund të bëhen potencialisht klientë të sipërmarrjeve shqiptare dhe do t'i reklamojnë ato sipërmarrje ;
  •  Do të mund të krijohen grupe sipërmarrjesh shqiptare për të investuar në Belgjikë duke rritur kapitalin e investuar dhe rrjedhimisht edhe qarkullimin dhe fitimin për çdo kompani ;
  •  Do të afrojmë profesionsitë shqiptarë për të ofruar shërbime marketingu dhe strategjike për Rrjetin në tërësi dhe për çdo sipërmarrje në veçanti ;
  •  Do të mund të bashkëpunohet me Rrjetet e tjera që ekzistojnë nëpër botë që të përthithen fonde dhe të ndërmerren aksione kolektive për të investuar në trevat shqiptare që të përmirësohet ekonomia në vend dhe punësimi i rrinisë shqiptare ;
  •  Do të krijohen modele që do të mund të merren si shembull për rininë shqiptare në Belgjikë që të jetë aktive dhe dinamike brez pas brezi ;
  •  Do të krijohen mekanizma mbështetëse për të përkrahur mësimin plotësues në gjuhen shqipe për fëmijtë shqiptarë dhe aktivitetet kulturore ;

Prandaj, të gjitha sipërmarrësit shqiptarë dhe shoqatat e ndryshme kulturore mund të regjistrohen në faqën e parë ku mund të klikohet në butonin Regjistrohu.


 

Print
Categories: Lajmet
Tags:
Rate this article:
No rating

Theme picker

Anëtarët e fundit