X
GO
sq-ALfr-BEnl-BE

Të fundit

Mbledhje zgjedhore në Londër më 24 shtator 2018

  • 24 shtator 2018
  • Author: Admin RRBSHB
  • Numri i shikimeve: 7172
  • 0 Comments
Mbledhje zgjedhore në Londër më 24 shtator 2018

Mbledhje zgjedhore e Rrjetit të Bizneseve shqiptare në Londër 24 shtator 2018

Data e 24 shtatorit 2018, ishte një datë e rëndësishme për Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Botë pasi Rrjetet e Amerikës dhe të Evropës u mblodhën në Londër për një takim zgjedhor në kuadër të rinovimit të mandateve 4 vjeçare të kryesisë në nivelet botërore, amerikane dhe evropiane.

Mbledhja filloi duke konstatuar se kuoromi i nevojshëm për një mbledhje me karakter zgjedhor ishte arritur. Pas një prezantimi të raportit të aktiviteteve dhe arritjeve në mandatin 4 vjeçar të kaluar, u prezantua dhe raporti financiar i organizatës. Të 2 raportet u miratuan me unanimitet çfarë i hapi rrugë fillimit të proçesit zgjedhor.

Për funksionin e Kryetarit të Rrjeteve Botërore të Bizneseve Shqiptare u rikonfirmua unanimisht z. Nazar Mehmeti si një ndër kontribuesit më të mëdha të organizatës por gjithashtu dhe një figurë e ndritur e solidarizimit me popullin shqiptar në kohërat më të vështira të historisë së tij të fundit të shekullit të kaluar. Në cilësinë e Kryetarit të Rrjeteve Amerikane të Bizneseve Shqiptare u rikonfirmua unanimisht z. Elmi Berisha, gjithashtu aktivist i çështjës kombëtare dhe lobist i madh në instancat shtetërore të SHBA-së në favor të kombit shqiptar. Si Kryetar i ri i Rrjeteve Evropiane të Bizneseve Shqiptare u votua me shumicë votash z. Artan Llabjani, Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Angli, një jurist i sukseshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe së fundmi, u rikonfirmua në mënyrë unanime z. Ismet Smajli si Sekretar i përgjithshëm i Rrjeteve Botërore të Bizneseve Shqiptare, një njeri i palodhur, aktivist e biznesmen i sukseshëm që rregullisht siguron dhe takime me anëtarë të Senatit amerikan për ta mbajtur sa më të fuqishme miqësinë shqiptaro-amerikane.

Takimi përfundoi në mënyrë miqësore me diskutime të ndryshme rreth aktiviteteve dhe perspektivat e organizatës së Bizneseve shqiptare në botë.

Me këtë mbledhje të rëndësishme, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Botë është në gatishmëri për një mandat të ri 4 vjeçar ku do të ketë projekte të reja dhe zhvillime pozitive për përmirësimin dhe zhvillimin ekonomik tër trevave shqiptare.

 

Print
Categories: Lajmet
Tags:
Rate this article:
No rating

Theme picker

Anëtarët e fundit