Klima e biznesit :
1. Klimë liberale dhe reformiste investimi
2. Kosto konkurruese e punës
3. Popullsi e re dhe e arsimuar
4. Taksa konkuruese dhe incentiva
5. Vendndodhja optimale gjeografike
6. Potencial të fortë rritjeje
7. Burimet e bollshme natyrore
8. Regjistrimi i shpejtë dhe i lehtë i bizneseve
9. Stabiliteti makroekonomik
Trajtimi i Investimeve të huaja :
Ligjet transparente mbi investimet e huaja dhe përparësitë tjera, e bëjnë Kosovën një mjedis atraktiv dhe të favorshëm për investuesit e huaj.
Për kompanitë që kërkojnë të investojnë në një vend me shpenzime të vogla e me qasje të lehtë në BE, në Evropën Qendrore dhe në tregjet e Ballkanit, Kosova paraqet një mundësi shumë atraktive.
Për herë të parë në Kosovë, një investitor mund të regjistrojë biznesin për 2 ditë, falas me zero kapital (për SHPK).
Ligji për Investimet e Huaja siguron trajtim të barabartë për investitorët e jashtëm dhe ata vendorë :
- Trajtimi jo diskriminues
- Mbrojtja dhe siguria e vazhdueshme
- Kompensimi në rast të nacionalizimit apo shpronësimit, duke përfshirë edhe pagesën e interesit
- Kompensimi në rast të shkeljeve të ligjeve të aplikueshme dhe ligjit ndërkombëtar për Kosovën
- Transferimi i lirë si dhe përdorimi i pakufizuar i të ardhurave
- Mbrojtja ndaj aplikimit retroaktiv të ligjeve
- Veprimet jo ligjore apo mos veprimet
Marrëveshjet bilaterale me një numër shtetësh për Mbrojtjen dhe Promovimin e Investimeve, si me: SHBA, Austrinë, Turqinë, Shqipërinë, Zvicrën, Belgjikën dhe Luksemburgun, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Maqedoninë sigurojnë:
- Mbrojtje dhe Siguri të investimeve
- Transfer të Lirë të Fondeve
- Riatdhesim të Lirë të Profitit dhe Dividendës
- Mbrojtje nga Aplikimi Retroaktiv i Ligjeve
- Mbrojtje nga Shpronësimi
Lançimi i një aktiviteti tregtar :
Të regjistrosh një biznes në Kosovë është e thjeshtë dhe në të njëjtën kohë edhe falas. Të gjitha bizneset dhe markat tregtare janë të shënuar në listën e Regjistrit të Organizatave të Biznesit dhe Emrave Tregtar, dhe informatat themelore në lidhje me kompanitë e regjistruara mund të gjenden lirisht dhe në mënyrë të hapur përmes internetit.
Bizneset që veprojnë në Kosovë duhet të regjistrohen në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (ARBK) e cila vepron në bazë të një data baze elektronike, si një proces më i thjeshtë dhe më i shpejtë i regjistrimit pa pagesë të bizneseve të reja.
Ekzistojnë 28 qendra komunale të regjistrimit të njohura si zgjidhje “one-stop shop” me zyrën kryesore të ARBK-s në Prishtinë.
Taksat Kombëtare
Tatimi në të Ardhurat e Korporatave është 10%.
Tatimi mbi të Ardhurat Personale është 0 - 10 % (progresiv)
Tatimi në Dividendë është 0%
Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) :
TVSH-ja është 8% për produktet bazë (shërbimet dhe shporta e ushqimit) dhe18% për produktet tjera
Fuqia Punëtore : Kosova është e bekuar me një fuqi punëtore të re, të aftësuar, që flet shumë gjuhë, të motivuar, dhe me një shpirt të lartë sipërmarrësie. Duke e marrë parasysh fuqinë punëtore në dispozicion dhe ligjin liberal të punës që rregullon tregun vendor të punës, punësimi i punëtorëve në Kosovë është efikas dhe i thjeshtë.
Paga minimale : Përparësia kryesore e fuqisë punëtore Kosovare është kostoja e ulët operative. Paga mujore neto është rreth 300 dhe 400 €.
Kontributet e detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore : Kontributi pensional i detyruar është 5%.