X
GO
sq-ALfr-BEnl-BE

Të fundit

Takim në Anvers të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks

  • 1 maj 2017
  • Author: RRBSHB
  • Numri i shikimeve: 7138
  • 0 Comments
Takim në Anvers të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks

Që nga muaji mars, Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks, Ahmet Gjanaj, njëkohësisht Deputet i Rajonit të Brukselit, ka ndërmarrë një fushatë intensive sensibilizuese në drejtim të bisneseve shqiptare për anëtarësimin e tyre në Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Beneluks. Ajo fushatë do ta çojë në qytetet kryesore të Belgjikës, në Holandë dhe Luksemburg ku ka biznese shqiptare.

Takimi i radhës, pas atij të Liezhit të muajit mars, i thirrur nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Beneluks u mbajt më datën 29 prill 2017, në qytetin belg të Anversit, në lokalin bar-restorant të biznesmenit zemërgjërë z. Mafis Hasani (« De Nieuwe Muggen », Dr Van de Perrelei, 41a në 2140 Borgerhout). Reklamimi i takimit pranë bizneseve të Anversit e rrethinë u bë nga z. Imran Salija, gjithashtu bisnezmen në fushën e transportit të personave.

Ky takim i parë në qytetin Anvers mblodhi bizneset me drejtues znj. Flutura Qello, sallon estetikë ; z. Redi Cankja, ndërmjetësim në ndërtimtari dhe përkthime të ndryshme ; z. Samed Kasumi, në ndërtimtari ; z. Bektash Guska, parukieri ; z. Agim Shabani, ndërtimtari ; z. Enver Krasniqi, kondicionimi i mishit dhe z. Imran Salija, transport personash. Ishin të pranishme dhe znj. Besjana Sinamata dhe znj. Sonia Memoci, drejtuese shoqatash shqiptare.

U theksua dhe njëherë rëndësia e bashkpunimit ndërmjet sipërmarrësëve shqiptarë në Beneluks për t’arritur nivele më të larta të aktivitetit ekonomik dhe rëndësia që ka regjistrimi i të gjitha bizneseve në Rrjetin e Bisneseve shqiptare në Beneluks për ata vetë, komunitetin këtu në Belgjikë dhe për zhvillimin e trojeve shqiptare.

Bashkbisedimi ishte shumë i frytshëm dhe u fol për shumë tema dhe në veçanti për vështirësitë e investimeve në atdhe. Më në fund është marrë vendimi që z. Imran Salija të jetë personi-kontakt për zonën Anvers e rrethinë në emër të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks. Ai do të nxisë regjistrimin e bizneseve duke përdorur aplikacionin në faqën facebook të Rrjetit të Bizneseve shqiptare në Beneluks.

Pas takimeve në tërë qytetet e Beneluksit, synohët që të mbahët një Forumi ekonomik. Ndaj dhe njëherë, kryetari i Rrjetit fton të gjithë bizneset t’i bashkangjitën kësaj nismës në interes të ngushtë të tyre dhe më të gjerë të komunitetit shqiptar të Belgjikës dhe të zhvillimit të trevave shqiptare.

Print
Categories: Lajmet
Tags:
Rate this article:
No rating

Theme picker

Anëtarët e fundit