X
GO
sq-ALfr-BEnl-BE

Të fundit

Takim në Liezh të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks

  • 26 mars 2017
  • Author: RRBSHB
  • Numri i shikimeve: 5718
  • 0 Comments
Takim në Liezh të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks

Më datën 26 mars 2017, në qytetin belg të Liezh-it (Liège), u organizua një takim i thirrur nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Beneluks (Rr.B.Sh.B.). Gjithçka ishte pregatitur nga sipërmarrësi i suksesshëm në fushën e parukerisë z. Burim Zejnullahu me konceptin e tij origjinal « Ide’Al Coiffure » !

Takimi u organizua në ambjentet e shoqatës Dardania në Herstal me pritjën bujare karakteristike shqiptare të z. Arben Myrtaj.

Pas shpjegimit të qëllimeve nga kryetari i Rrjetit z. Ahmet Gjanaj dhe bashkbisedimin me të pranishmit, është marrë vendimi që z. Bujar Zejnullahu të jetë personi-kontakt për zonën Liezh e rrethinë në emër të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks. Me dinamizmin që e karakterizon, ai do të evidentojë të gjitha bizneset shqiptare që veprojnë në këtë zonë dhe t’i nxisë të regjistrohën në Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Beneluks në perspektivën e mbledhjës së madhe në formë Forumi ekonomik që do të mbahët në 2018 dhe në funksion të intensifikimit të bashkpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet bizneset shqiptare në Beneluks.

Për të arritur këtë objektiv, kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks, z. Ahmet Gjanaj, ka ndërmarrë këtë fushatë sensibilizuese në të gjithë qytetet e Beneluksit ku ka biznese shqiptare. Pas takimit të suksesshëm në Liezh, takimi i radhës do të mbahët më datën 29 prill 2017, në orën 20:00, në lokalin « De Nieuwe Muggen », Dr Van de Perrelei, 41a në 2140 Borgerhout, ku synohët të mblidhen sa më shumë biznese shqiptare të zonë Anvers e rrethinë.

Kryetari i Rrjetit, njëkohësisht dhe deputet i Parlamentit të Brukseli, fton të gjithë bizneset t’i bashkangjitën kësaj nismës në interes të ngushtë të tyre dhe më të gjerë të komunitetit shqiptar të Belgjikës dhe të zhvillimit të trevave tona.

Print
Categories: Lajmet
Tags:
Rate this article:
No rating

Theme picker

Anëtarët e fundit