Pas takimeve në qytetet e Liezhit (Liège) dhe në Anvers, takimi i radhës së Kryetarit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks, z. Ahmet Gjanaj, ndodhte në qytetin e Namyr-it (Namur) të shtunën më datën 13/05/2017 në orën 20:00 në ambjente të siguruara nga sipërmarrësi shqiptar z.Besim Mata.
Ky takim i parë në qytetin Namyr mblodhi bizneset me drejtues z. Besim Mata, në ndërtimtari; z. Erduan Ajrula, restorant dhe imobiliare ; z. Shemsi Aziri, makineri për testimin e produkteve ndërtimore të rezistencës kundër zjarrit, tretja e gazërave që ndotin ambjentin dhe studime të projekteve të prodhimit të energjisë ; z. Sefedin Peposhi, restorant e fastfood ; z. Rasim Noka, komptabilist ; z. Agron Aliu, kafene e rinovim fasade ; z. Elidian Tabaku, përfaqësues i produkteve Dast të ndërtimin ; z. Mitat Avdiu, izolim fasade ; z. Rexhep Mata, ndërtimtari dhe z. Agim Shabani, ndërtimtari.
Qëllimi i takimit sikundër të atyre të tjerë ishte prezantimi i Rrjetit të bizneseve si një inisiativë përbashkuese për bizneset shqiptare në diasporë dhe bashkpunimi ndërmjet tyre. U theksua dhe njëherë rëndësia e bashkpunimit ndërmjet sipërmarrësëve shqiptarë në Beneluks për t’arritur nivele më të larta në qarkullime dhe rëndësia që ka regjistrimi i të gjitha bizneseve në Rrjetin e Bisneseve shqiptare në Beneluks për ata vetë, komunitetin këtu në Belgjikë dhe për zhvillimin e trojeve shqiptare.
Pas prezantimit, të gjithë sipërmarrësit paraqitën projektin e tyre, idetë, problemet dhe sygjerimet e tyre. U theksua se bashpunimi mund të sjellë shumë mundësira për tejkalimin e pengesave që ekzistojnë në disa sektorë të ekonomisë.
Më në fund është marrë vendimi që z. Besim Mata të jetë personi-kontakt për zonën Namyr e rrethinë në emër të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks. Ai do të nxisë regjistrimin e bizneseve duke përdorur aplikacionin në faqën facebook të Rrjetit të Bizneseve shqiptare në Beneluks.
Pas takimit, nikoqir kishte pregatitur një koktej ku sipërmarrësit u njohën me njëri tjetrin për ata që nuk njihëshin me siguri për një fillim bashkpunimi.