Më 24 shtator 2018, u mbajt mbledhja zgjedhore e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë për rinovimin e instancave drejtuese në nivelin botëror, amerikan dhe evropian.
Pas proçesit zgjedhor, z. Nazar Mehmeti u rikonfirmua si Kryetar i Rrjeteve Botërore të Bizneseve Shqiptare, z. Elmi Berisha u rikonfirmua si Kryetar i Rrjeteve Amerikane të Bizneseve Shqiptare, z. Artan Llabjani, Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Angli, u zgjodh si Kryetar i ri i Rrjeteve Evropiane të Bizneseve Shqiptare dhe z. Ismet Smajli u rikonfirmua si Sekretar i përgjithshëm i Rrjeteve Botërore të Bizneseve Shqiptare.